Aktualitet

Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës! 40-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

23 Qershor 2021, 12:35 Nga DOSJA
Aksident në rrugën dytësore Tiranë-Durrës!

TIRANË– Një aksident ka ndodhur mesditen e sotme në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, ku një mjet me drejtuesen G.G., ka përplasur një motomjet dhe ka mbetur i plagosur drejtuesi.

Policia bën me dije se drejtuesi i motomjetit ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak; Më datë 23.06.2021, në rrugën dytësore Durrës-Tiranë, mjeti me drejtuese shtetasen G. G., ka përplasur motomjetin me drejtues H. P., rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e rrethanave të aksidentit.

(kle.mu./dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne rrugen dytesore tirane-durres aksident ne rrugen dytesore tirane-durres

Sondazh

Poll