Aktualitet

‘Ai përdor DROGË’/ Nën efektin e lëndëve narkotike, i riu i shtruar në spitalin psikiatrik të Shkodrës dhuno

23 Qershor 2021, 11:32 Nga DOSJA
‘Ai përdor DROGË’/ Nën efektin e lëndëve

SHKODËR– Një i ri i shtruar në spitalin psikatrik të Shkodrës, nën efektin e lëndëve narkotike ka dhunuar stafin mjekësor dhe personelin. Ngjarja ka ndodhur mesnatën e së martës, 22 qershor ndërkohë që pacienti sipas hetimit të bluzave të bardha ishte i paidentifikuar për ta, pasi ishte hera e parë që paraqitej në spital.

“Pacienti është paraqitur për herë të parë në spitalin tonë, të paktën nuk është pacient i njohur i hospitalizuar. Nuk kemi njohuri nëse ai është ndjekur më parë me anë ambulatore, por në spitalin tonë ishte hera e parë që paraqitej. Reagimi i tij ka qenë tepër i dhunshëm, duke cenuar 2 nga stafi, njëri ka përfunduar në urgjencë. Pacienti lëviz i lirë, mundet edhe të largohet nga spitali se nuk kemi mënyrë ta mbrojmë. Edhe shërbimin e rojës kemi vetëm në turnin e dytë dhe të tretë.Është parë e arsyeshme që spitali të ketë vetëm dy turne dhe jo 3 si i kime pasur më parë. Vështirësia njihet dhe merret parasysh. Në rastet e veçanta kur pacienti nuk i përgjigjet terapisë dhe reagon ashpër nga ana fizike rrezikon si veten, pacientët e tjerë dhe personelin shëndetësor.Në spital aktualisht na mungojnë mjetet imobilizuese që janë mjetet fiksuese si dhoma e izolimit që përdoret në raste të tilla. Ky pacient është përdorues si i alkoolit dhe i drogave paraqet rezistencë ndaj mjekimit dhe ndodhi ngjarja si ajo e mbrëmshmja,” tha mjekja e spitalit psikiatrik në Shkodër Mirela Gokaj.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet sulm ne spitalin psikiatrik te shkodres sulm ne spitalin psikiatrik te shkodres

Sondazh

Poll