Aktualitet

I nxehti ‘përvëlon’ Elbasanin! Temperaturat deri në 41 gradë, vala e vapës detyron banorët të dalin nga shtëpitë

23 Qershor 2021, 13:21 Nga DOSJA
I nxehti ‘përvëlon’ Elbasanin! Temperaturat deri në

ELBASAN– I nxehti afrikan që ka pushtuar vendin shënon temperatura rekord në Elbasan. Termometri i ka kaluar 41 grade ndërsa problemi më i madh është për të moshuarit dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike të zemrës.

Qytetarët kanë dalë nga banesat e tyre pasi nuk kanë përballuar dot vapën e madhe. Jo të gjithë kanë në shtëpi kushtet e duhura për të përballuar të nxehtin, ndaj zgjidhja që kanë gjetur është të dalin në ambiente të hapura.

Mjekët këshillojnë evitoni oraret e pikut dhe konsumoni sa me shumë lëngje.

Për shkak të valës së të nxehtit afrikan që ka pushtuar vendin tonë gjatë kësaj jave, Urgjenca Kombëtare këshilloi dje që qytetarët të evitojnë ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 17:00, ku më të kujdesshmit duhet të jenë fëmijët dhe të moshuarit. Urgjenca këshillon që qytetarët të vishen me rroba pambuku dhe lino, si dhe të kenë me vete shishe me ujë, për tu hidratuar.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet i nxehti afrikan ne shqiperi i nxehti afrikan ne shqiperi

Sondazh

Poll