Aktualitet

Oficerët e SHÇBA zbarkojnë në Laç, arrestojnë KOLEGUN, 53-vjeçari rrihte bashkëshorten dhe djalin (EMRI)

23 Qershor 2021, 12:19 Nga DOSJA
Oficerët e SHÇBA zbarkojnë në Laç, arrestojnë

TIRANË–Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) kanë arrestuar kolegun e tyre në Laç. Bëhet fjalë për Nikolin Gjergjin, 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin, i cili ka dhunuar bashkëshorten dhe djalin e tij.

Arrestimi i punonjësit të policisë u krye pas kallzimit për “Dhunë në familje” nga ana e bashkëshortes dhe djalit të tij. Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit.

NJOFTIMI:

Oficerët e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) në Policinë e Shtetit, kanë arrestuar kolegun e tyre në Laç. Mësohet se në pranga ka rënë një oficer i Patrullës pasi dhunonte bashkëshorten dhe djalin. Drejtoria Rajonale e SHÇBA Shkodër-Lezhë arrestoi sot në flagrancë shtetasin N.GJ., 53 vjeç, punonjës policie i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Kurbin.Nga ana e specialistëve të SHÇBA u kryen të gjitha verifikimet për rastin në fjalë duke u administruar raporti mjeko-ligjor, si edhe duke i kërkuar Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për nxjerrjen e urdhërit të mbrojtjes për dy shtetasit. Materialet proceduriale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin.SHÇBA bën thirrje për të denoncuar raste të ngjashme të dhunës brenda familjes nga ana e punonjësve të policisë, në numrin e gjelbër (pa pagesë) 0800 9090, ose duke u paraqitur pranë zyrave të SHÇBA në çdo Drejtori Vendore të Policisë së Shtetit.

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet polici ne lac nikolin gjergji polici dhunon gruan dhe djalin arrestohet polici ne lac nikolin gjergji polici dhunon gruan dhe djalin

Sondazh

Poll