Aktualitet

Trafik ndërkombëtar kokaine Holandë – Angli, metoda gjeniale që përdornin dy shqiptarët

23 Qershor 2021, 10:45 Nga DOSJA
Trafik ndërkombëtar kokaine Holandë – Angli, metoda

Mediat holandeze bëjnë me dije se është goditur një grup trafikantësh kokaine, ku në prangat e policisë kanë rënë dy shqiptarë dhe një holandez, ndërkohë që, nuk përjashtohen as arrestime të tjera.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, ata përdornin një kompani të njohur lulesh për të maskuar dërgimin e sasive të kokainës drejt Anglisë. Kompania ishte e vendosur pranë panairit më të madh të luleve në botë.

Dy shoferë anglezë ngritën të parët alarmin kur vunë re se lulet në kamionin e tyre nuk ishin paketuar siç duhet. Policia nuk jep shumë detaje, por thotë se lulet vendoseshin në kamion në një mënyrë të palogjikshme.

Pasi shoferi i parë bëri raportimin në polici, mes luleve u zbuluan plot 20 kg kokainë. Detektivët nisën një hetim të madh, duke zbuluar se në këtë mënyrë ishin bërë dërgesa të vazhdueshme. Pak muaj më vonë, një shofer i dytë nga një tjetër kompani transporti, bëri të njëjtin denoncim. Sërish mes luleve u zbuluan 20 kg kokainë.

Detektivët deshifruan mesazhet që dërgonin trafikantët në rrjetin e koduar Sky ECC. Aty u zbuluan mbi 50 mijë mesazhe. Shqiptarët përdornin pseudonime fikse, të një lojtari futbolli, të një krimineli droge dhe të një logoje. Termi ‘tullë’ në shqip përdorej për blloqet e kokainës.

Përmes mesazheve, policia ra në gjurmët e trafikantëve, duke zbuluar vendin ku takoheshin në panairin e luleve.

(E.H / Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet droga me tulipane trafik nderkombetar droge droga me tulipane trafik nderkombetar droge

Sondazh

Poll