Aktualitet

Kishte marrë hua 15 mijë euro për prindërit, KPK merr vendimin për gjyqtaren e Tiranës, Irena Plakun

23 Qershor 2021, 11:03 Nga DOSJA
Kishte marrë hua 15 mijë euro për prindërit, KPK merr

TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës, Irena Plaku.

Gjatë seancës dëgjimore të hënën më 21 qershor, gjyqtarja Plaku u përball me barrë prove mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të familjes së prindërve, të cilëve u kishte marrë 15 mijë euro hua për blerjen e një apartamenti në Tiranë.

Plaku e cilësoi hetimin e KPK korrekt dhe objektiv, por theksoi se kishte paraqitur sqarime të plota dhe dokumente shtesë për të ardhurat e familjes.

Procesi i rivlerësimit për gjyqtaren Irena Plaku u krye nga trupi gjykues i KPK i kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore Alma Faskajn dhe anëtar Lulzim Hamitajn.

(A.B)/Dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet irena plaku irena plaku

Sondazh

Poll