Sport

“Nuk kanë luajtur me skuadra të forta”, De Ligt nuk beson te forca e Italisë dhe ‘pickon’ të kaltrit

22 Qershor 2021, 13:13 Nga DOSJA
“Nuk kanë luajtur me skuadra të forta”, De Ligt nuk beson

HOLLANDË-Pas tre golave të shënuar ndaj Maqedonisë së Veriut dhe fitores së Grupit C me pikë të plota, Matthijs de Ligt i gëzohet kalimit për në raundin tjetër dhe “thumbon” Italinë. “Të fitosh tre ndeshje është gjëja e parë e rëndësishme sepse përmirësohesh ndeshje pas ndeshje”- shpjegoi mbrojtësi holandez -.

“Tani le të provojmë ndeshjet e tjera, ne jemi duke pritur të zbulojmë kundërshtarin për raundin tjetër. E kam parë Italinë dhe mendoj se luajnë një futboll të bukur, por për momentin, kanë luajtur me tre skuadra të mira, por duhet të luajnë me një skuadër që është në majë të Europës si prsh Franca.

Të kaltrit kanë një stil jo italian në lojën e tyre në këtë kampionat- vijon më tej De Ligt duke analizuar lojën e Mancinit. “Më vjen mirë që të gjithë lojtarët janë aktivizuar, është shumë e rëndësishme-përfundon mbrojtësi i Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport de ligt euro 2020 hollanda italia de ligt euro 2020 hollanda italia

Sondazh

Poll