Sport

Me titullin “Mjeshtër i Madh”, Meta dekoron tre ish-futbollistë të Tiranës 

22 Qershor 2021, 09:46 Nga DOSJA
Me titullin “Mjeshtër i Madh”, Meta dekoron tre

TIRANË- Presidenti Ilir Meta ka dekoruar ditën e sotme tre ish-futbollistë me titullin “Mjeshtër i Madh”. Tre ish-futbollistët e dekoruar janë Pavle Bagaviki, Bujar Tafaj dhe Perikli Dhale. Të tre këta futbollistë kanë luajtur në skuadrën e Tiranës. Meta në një shkrim në Facebook shkruan modeli dhe suksesi i këtyre futbollistëve janë një shembull frymëzimi për fëmijet dhe brezin e tanishëm.

Me mirënjohje për kontributin e vyer të dhënë për zhvillimin cilësor të futbollit shqiptar, për personalitetin e gjithanshëm të treguar gjatë karrierës së tyre, për rezultatet e larta të arritura, si dhe për cilësitë e shkëlqyera të dëshmuara si lojtarë, pata kënaqësinë të vlerësoja me Titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”, tre kampionë të Tiranës, mesfushorin e shkëlqyer, kapitenin Pavle Bagaviki, portierin e pakalueshëm Bujar Tafaj dhe mbrojtësin legjendar, të paharruarin Perikli Dhales. Futbolli shqiptar ka nderin të ketë në histori skuadrën e “Tiranës”, që me rezultatet dhe futbollistët e saj lartësoi jo vetëm emrin e kryeqytetit tonë, por të mbarë sportit shqiptar. Modeli dhe sukesesi i arritur nga përfaqësuesit e asaj gjenerate të lavdishme futbollistësh, janë shembull frymëzimi për edukimin e fëmijëve me dashurinë për sportin dhe një trashëgimi e çmuar mbi të cilën duhet të mbështetemi për përgatitjen e talenteve të reja, që do ta ngrejnë edhe më lart dinjitetin e fanelës bardhë e blu dhe kuq e zi.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport bujar tafaj ilir meta pavle bagaviki perikli dhale bujar tafaj ilir meta pavle bagaviki perikli dhale

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:21

Trondiet Anglia, izolohet për Covid-19 Mason Mount

ANGLI – Lojtari i përfaqësueses së Skocisë, Billi Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si rrjedhojë është izoluar, ndërkohë që ky lajm ka tronditur edh...