Sport

VIDEO / “Magjia” e yllit Lionel Messi, në ndeshjen ndaj Paraguajit

22 Qershor 2021, 10:06 Nga DOSJA
VIDEO / “Magjia” e yllit Lionel Messi, në ndeshjen ndaj

BRAZIL – Edhe pse nuk arriti të shënonte, ylli i “albicelestëve” Lionel Messi, ishte ai që shkëlqeu në ndeshjen ndaj Paraguajit për “Copa America”, e cila përfundoi 1-0 për Argjentinën. E vështirë t’i komentosh veprimet e tij. Angel Cardozo Lucena dhe Santiago Arzamendia “u turpëruan” nga ylli argjentinas në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Janë driblime fantastike, që vetëm një jashtëtokësor Leo Messi mund t’i realizojë. Ato u ekzekutuan në “Estadio Nacional de Brasilia” të boshatisur për shkak të pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Por gjithsesi, nuk mundën t’i shpëtojnë kamerave televizive, rregjistrime që tashmë janë bërë virale në rrjetet sociale.

#LionelMessi left them for dead ?#ARGPAR #CopaAmericapic.twitter.com/dGVbc40hEX

— Alee ?? (@TheMuhammadAli_) June 22, 2021

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport lionel messi paraguaji ylli i “albicelestëve” lionel messi paraguaji ylli i “albicelestëve”

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:21

Trondiet Anglia, izolohet për Covid-19 Mason Mount

ANGLI – Lojtari i përfaqësueses së Skocisë, Billi Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si rrjedhojë është izoluar, ndërkohë që ky lajm ka tronditur edh...