Sport

I skadon kontrata, edhe trajneri Angelovski largohet nga Maqedonia e Veriut

22 Qershor 2021, 05:59 Nga DOSJA
I skadon kontrata, edhe trajneri Angelovski largohet nga Maqedonia e Veriut

HOLANDE – Trajneri Igor Angelovski, pas ndeshjes ndaj Holandës, në konferencën për shtyp deklaroi se ai do të largohej nga pankina e Maqedonisë së Veriut. “Kjo është konferenca ime e fundit për shtyp në këtë detyrë, pasi kontrata ime me Federatën Maqedonase të Futbollit skadon më 31 korrik dhe unë nuk do të jem më trajneri.

Do ta kujtoj këtë moment për pjesën tjetër të jetës sime. Unë dua të falënderoj stafin tim, lojtarët dhe gjithashtu familjen time për të gjithë mbështetjen e tyre. Ka qenë një nder të jem në krye të kësaj skuadre në një kampionat europian”,- ka deklaruar ai.

“Euro 2020” ishte turneu i parë i madh që Maqedonia e Veriut ka arritur dhe Angelovski ishte i kënaqur me përpjekjen e tyre, pavarësisht nga tri humbje të drejta. Ata, në grupin C, u mundën 3-1 nga Austria dhe 2-1 nga Ukraina dhe 3-0 nga Holanda.

Trajneri 45-vjeçar, Igor Angelovski ndjek gjurmët e kapitenit Goran Pandev, i cili gjithashtu në stadiumin “Johan Cruyff Arena” ndaj tulipanëve vendës, luajti ndeshjen e tij të 122-të dhe të fundit me fanellën e Maqedoninë e Veriut.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport federatën maqedonase të futbollit igor angelovski ndaj holandës federatën maqedonase të futbollit igor angelovski ndaj holandës

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:21

Trondiet Anglia, izolohet për Covid-19 Mason Mount

ANGLI – Lojtari i përfaqësueses së Skocisë, Billi Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si rrjedhojë është izoluar, ndërkohë që ky lajm ka tronditur edh...

Sport 21 Qershor 2021, 17:57

ITALI-Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin kur danezi u rrëzua në fushë: “Ish...