Sport

“Euro2020” ndan “biletat” e para për fazën e 1/16-tave…

22 Qershor 2021, 05:10 Nga DOSJA
“Euro2020” ndan “biletat” e para për fazën e

ZVICER – Pas përfundimit të ndeshjeve të së hënës, 11 kombëtare e kanë siguruar kualifikimin për në 1/16-tat e “Euro2020”.  Në grupin A, B dhe C, kanë përfunduar ndeshjet e treta dhe janë mësuar emrat e skuadrave, të cilat kanë fituar të drejtën për të vazhduar garën për më tej.

Në grupin A, Italia, Uellsi dhe Zvicra, sipas këtij rendi, i kanë prerë “biletat” për në 1/16-tat. Në grupin B, edhe Belgjika e Danimarka, e kanë siguruar këtë të drejtë, ndërkohë që edhe në grupin C, Holanda dhe Austria, gjithashtu kanë kaluar më tej.

Ndërsa Finlanda dhe Ukraina, të renditura të tretat në grupin B dhe C, duhet të presin përfundimin e ndeshjeve të treta në grupet e tjerë për të mësuar fatin e tyre të mëtejshëm, ku siç dihet vetëm 4 të tretat më të mirat kalojnë më tej. Zvicra e ka fituar këtë privilegj.

Duke nisur nga sot, do të luhen edhe gjashtë takimet e fundit në grupet D, E dhe F. Por pavarësisht kësaj, duke parë renditjet, mund të thuhet se Çekia dhe Anglia në grupin D, Suedia në grupin E dhe Franca në grupin F, e kanë siguruar të drejtën për kaluar në 1/16-ta. Problem është përcaktimi i renditjes në këto grupe, nga ku do të mësohen edhe çiftet që do të luftojnë për kaluar në fazën çerekfinale të “Euro2020”.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika e danimarka çekia dhe anglia euro2020 franca holanda dhe austria italia suedia uellsi dhe zvicra belgjika e danimarka çekia dhe anglia euro2020 franca holanda dhe austria italia suedia uellsi dhe zvicra

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:21

Trondiet Anglia, izolohet për Covid-19 Mason Mount

ANGLI – Lojtari i përfaqësueses së Skocisë, Billi Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si rrjedhojë është izoluar, ndërkohë që ky lajm ka tronditur edh...

Sport 21 Qershor 2021, 17:57

ITALI-Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin kur danezi u rrëzua në fushë: “Ish...