Sport

“Copa America” / Ende pa fitore, Uruguaji barazon me Kilin (Video)

22 Qershor 2021, 04:22 Nga DOSJA
“Copa America” / Ende pa fitore, Uruguaji barazon me Kilin (Video)

BRAZIL – Luis Suarez rezultoi “shpëtimtar” për Uruguaji në përballjen e mesnatës ndaj Kilit. Ai në minutën e 67-të e detyroi Arturo Vidal të shkaktonte autogol, duke barazuar në 1-1, rezultat i cili nuk ndryshoi më gjatë ndeshjes.

Në fraksionin e parë të ndeshjes, në minutën e 26-të, Eduardo Vargas, shënoi golin e parë për Kilin që e dominoi këtë pjesë të lojës. Pas pushimit uruguajanët reaguan dhe ushtruam më tepër presion, ku gjetën edhe golin e barazimit.

Në minutat e fundit të takimit, nuk munguan rastet për të shënuar për të dyja skuadrat. Luciano Arriagada (79’) do të tregohej më i kujdesshëm mund ta kalonte Kilin në epërsi, mundësi të cilat iu krijuan edhe Cavanit (84’) e Luis Suarez (90’+1).

Pas përfundimit të tri ndeshjesh në grupin A të “Copa America”, renditjen e kryeson Argjentina me 7 pikë, e ndjekur nga Kili me 5, Paraguaji 3, Uruguaji 1 dhe Bolivia zero pikë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport arturo vidal cavani copa america kili luis suarez uruguaji arturo vidal cavani copa america kili luis suarez uruguaji

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:21

Trondiet Anglia, izolohet për Covid-19 Mason Mount

ANGLI – Lojtari i përfaqësueses së Skocisë, Billi Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si rrjedhojë është izoluar, ndërkohë që ky lajm ka tronditur edh...

Sport 21 Qershor 2021, 17:57

ITALI-Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin kur danezi u rrëzua në fushë: “Ish...