Sport

“Copa America” / Argjentina nuk e lëshon kreun, fiton ndaj Paraguajit (Video)

22 Qershor 2021, 04:32 Nga DOSJA
“Copa America” / Argjentina nuk e lëshon kreun, fiton ndaj

BRAZIL – Argjentina ka arritur fitoren e dytë në grupin A. Pasi ka mposhtuar të shtunën në mëngjes Uruguajin, “La Albicelestet” kanë fituar në orët e para të mëngjesit të sotëm, po 1-0 edhe ndaj Paraguajit.

Goli, që rezultatoi edhe i fitores, u realizua në minutën e 10-të nga ish-mesfushori i Atalantës, Papu Gomez. Ishte një aksion i nisur nga Messi-Aguero, topi shkoi te Di Maria, ku ky i fundit bëri një pasim fenomenal për Papu Gomez, që nuk e pati të vështirë ta dërgonte në rrjetë.

Pjesa e dytë ishte monotone dhe me pak raste. Paragujanët u përpoqën ta barazonin rezultatin, por Argjentina ia arriti të merrte tri pikë të vlefshme, duke kryesuar renditjen në grupin A me 7 pikë pas tri ndeshjesh. Në ndeshjen e e fundit, Argjentina do të luajë ndaj Bolivisë.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport “la albicelestet” argjentina copa america papu gomez paraguajit “la albicelestet” argjentina copa america papu gomez paraguajit

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:21

Trondiet Anglia, izolohet për Covid-19 Mason Mount

ANGLI – Lojtari i përfaqësueses së Skocisë, Billi Gilmour, ka rezultuar pozitiv me Covid 19 dhe si rrjedhojë është izoluar, ndërkohë që ky lajm ka tronditur edh...

Sport 21 Qershor 2021, 17:57

ITALI-Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin kur danezi u rrëzua në fushë: “Ish...