Politike

Rekomandimi për Imerajn! Pas Kim, edhe Soreca mbështet ONM-në: KPA të veorojë me integritet

22 Qershor 2021, 11:59 Nga DOSJA
Rekomandimi për Imerajn! Pas Kim, edhe Soreca mbështet ONM-në:

TIRANË– Ambasadori i Bashkimit Europian Luigi Soreca ka mbështetur gjithashtu rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelimin e vendimit të KPK-së për konfirmin në detyrë të kryeprokurores së Tiranës, Elisabeta Imeraj.

Në një status në rrjetet sociale, Soreca, pas ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, shkruan se shpreson që Dhoma e Posaçme e Apelimit të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi.

“Ne e mbështesim plotësisht rekomandimin e Vëzhguesve Ndërkombëtarë për apelim. Ne shpresojmë që Dhoma e Posaçme e Apelimit të shqyrtojë çështjen me integritet dhe pavarësi për të siguruar që çështjet e rëndësishme të theksuara në rekomandimin për apelim të konsiderohen siç duhet,”- shkruan Soreca.

Më herët, Kim u tregua e ashpër kur tha se vendimi që do të merret, do të tregojë se nëse komisionerët do të tregojnë integritet për të vendosur drejtësi apo do të devijojnë siç ka ndodhur në të shkuarën, kur kanë marrë telefonata dhe kanë heshtur.

(f.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike elisabeta imeraj luigi soreca onm per imerajn elisabeta imeraj luigi soreca onm per imerajn

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2021, 11:24

TIRANË– Ditën e djeshme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të marrë mandatin në qarkun e Fierit, duke ‘djegur’ kështu Kejdi Mehmetajn, e ci...