Politike

RRËFIMI ME GROPA/ Ku ‘ngeci’ versioni i Ramës në France 24 për patronazhistët, si pranoi që të dhënat dolën nga PS-

22 Qershor 2021, 11:58 Nga DOSJA
RRËFIMI ME GROPA/ Ku ‘ngeci’ versioni i Ramës në

TIRANË- Kryeministri Edi Rama i shtensionuar nga ankthi i rezultatit të zgjedhjeve, tregoi në intervistën e të dielës për “France 24″, se databaza e publikuar në media gjatë fushatës, ka dalë vërtet nga Partia Socialiste. Ndryshe nga sa thoshte para zgjedhjeve, Rama nuk e mohoi Databasen, por e justifikoi atë duke thënë se të dhënat që dolën nga organizata partiake nuk janë sensitive dhe nuk përmbajnë asnjë informacion personal. Por çfarë tha Rama gjatë zgjedhjeve? Për t’ju mbushur mendjen shqiptarëve se të dhënat e tyre personale nuk janë një gjë shumë me rëndësi të madhe dhe se ato mund të sakrifikohen për hir të shtetit, Rama doli dhe lexoi edhe numrin e tij personal, ndërsa tha se PS nuk ka nevojë për ato të dhëna që i quajti të vjetra dhe të padobishme.

“Unë kam marrë me vete kartën e identitetit. E kam këtu, dua t’ju lexoj numrin tim të identitetit të gjithë atyre që janë shqetësuar nga kjo përpjekje e tërbuar për t’ju futur pasigurinë, ankthin, për t’ju futur në konfuzion dhe çoroditur sikur çfarë ka ndodhur. Mbani shënim të dhënat e mia: Rama, Edi; Kombësia Shqiptare; lindur në Tiranë; 04/07/1964; numri i kartës G 40704039G. Ja e morët, e ç’e doni? Kujt i duhet ky numër, çfarë do bëni me këtë numër?” – tha Rama, duke iu dhënë zemër patronazhistëve të vazhdonin punën për rezultatin që u pa në 25 prill. 

Ndërkohë që në intervistën e tij përballë gazetares Caroline de Camaret, Rama mohoi që numri personal të jetë publikuar, duke u ndalur tek numri i kartës. 

France24: Jeni akuzuar për një spiunim masiv të të dhënave personale të një milion zgjedhësish, të cilët ishin të kontrolluar, të spiunuar, si një rikthim të kohëve të komunizmit!

“Nuk bëhet fjalë për të dhëna personale, të themi konfidenciale që kanë dalë, por janë dhëna të organizatës së partisë, që nuk kanë lidhje me të dhënat personale dhe konfidenciale të shtetit. Së pari, të dhënat dhe regjistri i gjendjes civile në Shqipëri ka qenë publik në internet përgjatë viteve. Së dyti, doja të shpjegoja se numri i kartave të identitetit tona, nuk është asnjë e dhënë për personin. Është thjesht një numër që tregon që këtë kartë e ka ky person në shërbimin publik, por nuk është e dhënë sensitive.”-tha Rama. 

Por pse është kjo lojë fjalësh? Sepse ndryshe nga para zgjedhjeve, kur domosdoshmëria për të treguar që anormalja është normale, nuk është aq e madhe. I relaksuar dhe përballë mandatit të katërt, me një prokurori që nuk ka reaguar dhe hetuar këtë skandal, Edi Rama ia jep vetes luksin që të ndryshojë versionin siç ndryshon mendimin e tij mbi ngjarjet. 

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike caroline de camaret edi rama caroline de camaret edi rama

Sondazh

Poll

Politike 22 Qershor 2021, 11:24

TIRANË– Ditën e djeshme, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi pranoi të marrë mandatin në qarkun e Fierit, duke ‘djegur’ kështu Kejdi Mehmetajn, e ci...