Aktualitet

‘O Vis, të lutem se është zverdhur’/ Mbi kofano, përsëritet skenari alla ‘Mihal’ në Himarë, çifti i pakënaqur n

22 Qershor 2021, 11:51 Nga DOSJA
‘O Vis, të lutem se është zverdhur’/ Mbi kofano,

HIMARË– Historia e Mihal Kokëdhimës përsëritet por kësaj herë në plazhin e Livadhit në Himarë. Dosja.al bën të ditur se një çift, kishin vendosur që të kalonin pushimet e tyre në një hotel në Himarë, por për arsyet e tyre kishin vendosur që të shkonin një ditë më parë. Për korrektësi kishin lajmëruar hotelin dhe kishin marrë përgjigje pozitive; do t’i mirëprisnin edhe një ditë para. 

Por kur mbërritën në hotel, çifti u përball me kushtet dhe shërbimin duke mos mbetur të kënaqur. Ndaj edhe kishin vendosur që të largoheshin të shtunën, duke kryer pagesën për ditët e qëndrimit, por pronarja nuk i lejon duke i kujtuar se kishin prenotuar deri të dielën dhe duke i kërkuar për të gjitha ditët e rezervuara.

Në videon e siguruar nga Dosja.al shihet se pronarja e hotelit kërkon paratë, duke i akuzuar pushuesit se i kishin djegur edhe çarçafët. Ndërsa një i ri, i ka dalë para makinës së çiftit për t’i penguar që të ikin pa paguar. Gjithë çfarë dëgjohet është gruaja që i flet të shoqit në makinë.

“Vis, të lutem se ai është zverdhur dhe i ka ikur gjaku. Të lutem!,“-ndërsa në sfond qan një fëmijë.

Pse ngjason me historinë e Kokëdhimës?

Historia e Mihal Kokëdhimës trazoi turizmin dhe politikën në Shqipëri. Videoja e tij u bë virale ndërkombëtarisht, por sipas Policisë dhe Prokurorisë sherri me turistët nisi për një faturë që nuk ishte paguar këta të fundit. Më datë 17 gusht të 2019-ës, u publikua një video ku biznesmeni shihej teksa sulmonte disa turistë spanjollë. Pas një debati me klientët, Kokëdhima i ka ndjekur ata dhe më pas u është hedhur mbi makinë. Kokëdhima në atë kohë u arrestua dhe dënua, ndërsa fadromat e IKMT i shembën hotelin dhe restorantin.

LAJMI KRYESOR: Një “Mihal” tjetër në Jug/ Klientët ikën nga hoteli të pakënaqur, pronarja i zë rrugën, merr Policinë në telefon: Më paguani dëmet! (ZHVILLIMET)

(a.b)/dosja.al

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet mihal kokedhima sherri me ciftin ne himare sherri ne himare mihal kokedhima sherri me ciftin ne himare sherri ne himare

Sondazh

Poll