Sport

VIDEO/ Lukaku me shokë i prishin ëndrrën e madhe Finlandës, Danimarka duhet të falënderoj Belgjikën për kualifikimin

21 Qershor 2021, 20:54 Nga DOSJA
VIDEO/ Lukaku me shokë i prishin ëndrrën e madhe Finlandës,

EUROPË- Danimarka dhe Belgjika janë dy skuadrat e Grupit B që kanë kaluar për në raundin tjetër.

RUSI-DANIMARKË 1-4
Takimi luajtur në Copenhaghen foli për danezët që fituan me shifrat 4-1. Një përballje që nisi mirë për vendasit të cilët në minutën e 38′ kaluan në avantazh me anë të Damsgaad. Në pjesën e dytë, do të ishte Poulsen që në të 59′ do të dyfishonte shifrat.Goli i dytë në Euro 2020 për sulmuesin në kampionat, pas golit të shënuar ndaj Belgjikës.

Rusia nuk hoqi dorë nga sulmet dhe pikërisht në minutën e 70′ Dzuba nga pika e bardhë e penalltisë u tregua i saktë duke e bërë ndeshjen akoma më interesante. Megjithatë Danimarka,nisur edhe nga tifozëria merr zemër duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Christensen në 79′ dhe Maehle në 82′.

FINLANDË-BELGJIKË 0-2
Belgjika kishte mbyllur llogaritë e kualifikimit që në ndeshjen e dytë,por edhe ndaj Finlandës belgët treguan forcën e tyre duke triumfuar me shifrat 2-0. Finlandezëve iu mjaftonte e një barazim për të kaluar grupin e në 45 minutat e para nordikët rezistuan sa mundën duke mbajtur shifrat 0-0.

Në pjesën e dytë Belgjika shton sulmet, Lukaku shënon në minutën e 65′ me anë të Lukakut por ishte sistemi VAR që i anulloi golin sulmuesit. Megjithatë realizimi u duk çështje minutash sepse portieri i Finlandës Hradecky do të shënonte autogol në minutën e 74′. Shpresat e finlandezëve u shuan kur Lukaku shënoi golin e dytë në minutën e 81′ duke mbyllur çdo llogari.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport belgjika danimarka euro 2020 rusia belgjika danimarka euro 2020 rusia

Sondazh

Poll

Sport 21 Qershor 2021, 17:57

ITALI-Antonio Conte jetoi një vit e gjysmë në kontakt të ngushtë me Christian Eriksen dhe e përcakton “të tmerrshëm” momentin kur danezi u rrëzua në fushë: “Ish...