Bota

Ministri i Jashtëm gjerman thekson nevojën për përditësim të marrëveshjes së migracionit BE-Turqi: Godet migrantët ileg

21 Qershor 2021, 19:39 Nga DOSJA
Ministri i Jashtëm gjerman thekson nevojën për

GJERMANI- Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas, kërkoi përditësimin e marrëveshjes së migracionit mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Sipas mediave ai theksoi nevojën për përditësimin e bashkëpunimit me Turqinë në çështjen e migracionit.

“Pavarësisht të gjitha vështirësive me qeverinë turke, duhet pranuar se ky vend ka marrë për ne barrën e migracionit, e cila nuk mund të jetë e parëndësishme. Në Turqi jetojnë rreth katër milionë refugjatë sirianë dhe refugjatë të ardhur nga vende të tjera të rajonit”, theksoi Maas duke shtuar se në BE kemi një interes të madh për zhvillimin dhe përditësimin e marrëveshjes së migracionit me Turqinë.

Pasi vuri theksin se në fund të fundit Turqia ka marrë përsipër një kosto të rëndësishme dhe se të tjerët janë kursyer nga kjo, Maas shtoi se kjo është një çështje lidhur me kujdesin për miliona persona. Ai bëri të ditur se marrëdhëniet me Turqinë aktualisht janë relativisht konstruktive.

Ndër të tjera, marrëveshja e refugjatëve midis BE dhe Turqisë ndihmon Ankaranë të godasë migrimin e paautorizuar në BE dhe që Greqia të dërgojë migrantët të cilët kanë arritur në ishujt e Egjeut ilegalisht përsëri në Turqi.

Lidhur me konferencën e dytë për Libinë që do të mbahet më 23 qershor në kryeqytetin Berlin, Maas informoi se kjo do të jetë mbi zgjedhjet e planifikuara që do të mbahen në Libi më 24 dhjetor dhe për t‘i dhënë një shtysë të re tërheqjes së forcave të huaja nga vendi.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota bashkimit europian heiko maas bashkimit europian heiko maas

Sondazh

Poll