Bota

U kritikua nga tifozët për lidhjet e tij me ish-presidentin e Amerikës, Cristiano Ronaldo shet apartamentin e tij ‘Trump To

21 Qershor 2021, 19:33 Nga DOSJA
U kritikua nga tifozët për lidhjet e tij me ish-presidentin e

SHBA- Futbollisti Cristiano Ronaldo po përgatitet të shesë apartamentin e tij ‘Trump Tower’ me një humbje të madhe. Sipas The Sun ky vendim ka ardhur pas peticionit të tifozëve, të cilët kërkonin distancimin e tij nga ish-presidenti Donald Trump.

Futbollisti fillimisht e bleu shtëpinë në 2015 kur ajo kishte një çmim të rëndë prej 18.5 milion dollarë, por sot ai është i gatshëm ta heqë qafe atë për më pak se gjysmën e asaj që e bleu. Banesa e konsideruar më parë si pasuri e patundshme tani është në shitje për 7.75 milion dollarë.

Ronaldo e nxori për herë të parë në treg në 2019 për 9 milion dollarë pasi tifozët e tij e kritikuan për një marëdhënie me ish-presidentin Trump.

Apartamenti është i mobiluar me dërrasa të druve Koa dhe dysheme me parket Versalliess të shekullit të 18-të, përveç tre dhomave ai ka një ambient fitnesi dhe 4 banjo.

(f.i/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota cristiano ronaldo donald trump cristiano ronaldo donald trump

Sondazh

Poll