Bota

“E ka blerë tokën 60 vjet më parë”/ Kosova padit Malin e Zi, kërkon 4500 metra katrorë në Budva

21 Qershor 2021, 15:54 Nga DOSJA
“E ka blerë tokën 60 vjet më parë”/ Kosova padit

MALI I ZI- Mediat malazeze sot kanë raportuar se Ministria e Drejtësisë në Kosovë ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës, duke pretenduar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në “Rafailoviç”. Në artikullin e publikuar, shkruhet se Kosova po kërkon kthimin e 33 mijë metrave katror tokë në gjirin e Kamenovës.

Vijesti” shkruan se Agjencia Kosovare e Privatizimit po kërkon kthimin e tokës që dikur ishte vendpushimi i punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe nxënësve të Kosovës.

Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk heq dorë të provojë se kompania “Rekreatus” nga Prishtina është pronari i vërtetë i 33 mijë metrave katrorë, dhe jo kompania me të njëjtin emër selia e së cilës është në Budva. “Rekreaturs” është një ish-kompani sindikale nga Prishtina që kishte një vendpushim në Kamenovo dhe planifikoi të ndërtonte një të ngjashme në Ulqin. Nën rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos në Budva gjatë luftës në 1999, dhe “Atlas Group” e bleu atë në 2002 për 60 mijë euro,”- shkruan Vijesti.

Resorti ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë, kanë mbetur vetëm kazermat e rrënuara dhe të papërdorshme, por deri më sot, ndërtimi i një resorti luksoz turistik nuk ka fillua, siç është planifikuar në dokumentet e planifikimit. Kosova e ka çuar dosjen për këtë rast në Gjykatën e Apelit, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit e ka hedhur poshtë padinë. Përveç kësaj prone, Qeveria e Kosovës kërkon kthimin edhe të 172 pronave tjera në ish-republikat e Jugosllavisë, 42 prej të cilave janë në Mal të Zi.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni kosova kerkon toke nga mali i zi kosove ministria e drejtesise ne kosove kosova kerkon toke nga mali i zi kosove ministria e drejtesise ne kosove

Sondazh

Poll