Bota

Prova 36! Prova numër 36! Pamje nga brenda shtëpisë, kjo është kutia “Monopoly”, piloti grek gaboi kur stisi gr

21 Qershor 2021, 13:51 Nga DOSJA
Prova 36! Prova numër 36! Pamje nga brenda shtëpisë, kjo

ATHINË– Dalin foto të tjera brenda nga banesa në Glyka Nera, ku 20-vjeçarja Caroline Crouch u mbyt nga bashkëshorti i saj, teksa ndodhej në krevat me të bijën, ende foshnjë.

Mediat greke kanë nxjerrë foton e kutisë së lojës “Monopoly”, ku Babis Anagnostopoulos pretendoi se kishte fshehur paratë, të cilat ua tha grabitësve të stitur nga vetë ai. Fotoja tregon provën 36, ku pretendohet se kishte 10,000 euro.

Ajo që ngjalli dyshime ishte fakti se kutia ishte e hapur dhe e lënë me kujdes në kutinë e dyshemesë së tryezës, ndërkohë që në raste të tilla grabitësit nuk pyesin shumë për rend. Po ashtu edhe kutitë e tjera me lojra ishin me rend, të pangacmuara nga askush. 

Babis Anagnostopulos u arrestua disa ditë më parë, më shumë se një muaj pasi mbyti të shoqen dhe u mundua ta fshihte krimin, duke sajuar një grabitje. Piloti vrau të shoqen pasi kjo e fundit i kishte kërkuar divorcin. Ai rrëfeu një histori të sajuar ku përfshiu dhe shqiptarët, por vetëm dy ditë më parë u zbulua se personi që qëndronte pas krimit të rëndë ishte vetë 32-vjeçari.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch grabitje ne greqi vrasja e caroline crouch

Sondazh

Poll