Bota

Arrestohet spiuni rus në Gjermani! Ishte kamufluar në një universitet dhe shiste informacione, takimet e fshehta me kolegun,

21 Qershor 2021, 14:37 Nga DOSJA
Arrestohet spiuni rus në Gjermani! Ishte kamufluar në një

GJERMANI- Një shtetas rus është arrestuar nga autoritetet gjermane nën akuzat se ka dërguar informacione të fshehta nga universitetet gjermane në Moskë. Sipas mediave i dyshuari u identifikua vetëm si Ilnur Nagayev dhe sipas njoftimit, ai ka spiunuar në këmbim të një pagese. Zyra e Prokurorit Publik Federale përmes një deklarate më 21 qershor tha se “i dyshuari kishte punuar për një shërbim sekret rus që nga fillimi i tetorit 2020”.

Më 18 qershor forcat e sigurisë e arrestuan dhe e dërguan në paraburgim. Deri më tani është bërë me dije se ai ka punuar si asistent i hulumtimeve në një universitet gjerman, emri i të cilit nuk u bë i ditur. I dyshuari është takuar me një anëtar të një shërbimi sekret rus të paktën tre herë midis tetorit 2020 dhe qershorit 2021. Sipas prokurorëve, në këmbim të një pagese, ai ka dorëzuar informacione në të paktën dy prej këtyre takimeve.

Në pritje të një padie të mundshme, një gjykatës në Gjykatën Federale ka urdhëruar masën e paraburgimit për të dyshuarin.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjermani ilnur nagayev rusi gjermani ilnur nagayev rusi

Sondazh

Poll