Bota

Ndodhia e vitit 2018/ Treni doli nga shinat, humbën jetën 3 pasagjerë, caktohet data për gjyqin në Milano

21 Qershor 2021, 13:35 Nga DOSJA
Ndodhia e vitit 2018/ Treni doli nga shinat, humbën jetën 3

ITALI- Gjykata e Milanos ka vendosur që gjyqi për dhjetë personat, të cilët janë përgjegjës për katastrofën hekurudhore ku më 25 janar 2018 humbën jetën 3 persona, të zhvillohet më 12 tetor.

Sipas mediave italiane, gjyqi është shtyrë deri më tani pasi gjyqtari nuk ishte dakordësuar për masën e dënimit pasi ishte bërë kërkesë që 10 fajtorët të ndëshkoheshin me tre vite e gjysmë burg por kjo ishte e pamjaftueshme sipas magjistratit. Të pandehurit akuzohen për neglizhencë, vrasje të shumëfishtë nga pakujdesia, plagosje nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të sigurisë.

Ngjarja ndodhi 3 vite më parë ku tre persona humbën jetën dhe dhjetra të tjeë u plagosën në Pioltello në një zonë të Milanos si pasojë e shkëputjes së një pjese nga hekurudha që shkaktoi daljen e trenit nga shinat. Për këtë ngjarje janë arrestuar 10 persona, të cilët ishin punëtor të linjës hekurudhore dhe cilësohën si fajtorë të ngjarjes.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota gjyqi itali milano pioltello trendi del nga shinat ne itali gjyqi itali milano pioltello trendi del nga shinat ne itali

Sondazh

Poll