Bota

E pazakontë! 42-vjeçarja turke feston me muzikë e daulle në lagje pasi përfundon me sukses ndarjen: Divorci ishte fitorja i

21 Qershor 2021, 15:45 Nga DOSJA
E pazakontë! 42-vjeçarja turke feston me muzikë e daulle

TURQI-Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Turqi ku një 42-vjeçare  ka bërë festë të madhe në lagje në momentin që është ndarë nga bashkëshorti.

Mediat raportojnë që pasi Çilem Ulkerler ka përfunduar me sukses procesin gjyqësor të ndarjes nga bashkëshorti ajo ka festuar me muzikë e daulle në në lagjen ku është rritur. E reja e quan fitore përfundimin e procesit gjyqësor, madje dhe muzikanti i thirrur në ceremoni, deklaron që është hera e parë që merr pjesë në një ngjarje të tillë.

“Unë kam qenë e martuar për 18 vjet. Isha e ekspozuar ndaj një konflikti të rëndë, presionit ekonomik dhe dhunës fizike. Jam shumë e lumtur që jam divorcuar. Kam kaluar ditë shumë të vështira. Mendoj se divorci ishte fitorja ime. Kjo ishte shumë e rëndësishme për mua.”

Çilem është nënë e dy fëmijëve, ndërsa ishte e martuar prej 18 vitesh. Arsyeja e ndarjes, ishte dhuna sistematike dhe problemet ekonomike të çiftit.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota çilem ulkerler feste pas ndarjes turqi çilem ulkerler feste pas ndarjes turqi

Sondazh

Poll