Bota

Faza e parë! Zgjedhjet rajonale në Francë/ ‘Dështojnë’ Macron dhe Le Pen, kryesojnë konservatorët, pjesëmarrja më e

21 Qershor 2021, 14:59 Nga DOSJA
Faza e parë! Zgjedhjet rajonale në Francë/

FRANCË- Ditën e djeshme u zhvillua faza e parë e zgjedhjeve në Francë, ku presidenti francez Emmanuel Macron dhe udhëheqësja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen zhgënjyen, pasi partitë e tyre kishin performancë të dobët.

Sipas CNN, partia ‘La République En Marche’ e Macron fitoi 10.9% të votave, të cilat janë të mjaftueshme për të marrë pjesë në fazën e dytë që do të zhvillohet javët e ardhshme.

Ndërsa partia e ekstremit të djathtë, e udhëhequr nga Le Pen, fitoi 19.1% – rezultat më i ulët se sa pritej, bazuar në rezultatet e sondazheve. Partia konservatore e ish-presidentit, Nikolas Sarkozy, ‘Les Republicans’, ka marrë 29.3%  të votave.

Megjithatë përveç zhgënjimit për Macron dhe Le Pen, zgjedhjet treguan se francezët po i largohen çdo ditë e më shumë votimeve, pasi më shumë se dy të tretat e votuesve, 68% e popullsisë nuk shkuan për të votuar. Gjatë këtyre zgjedhjeve, qytetarët që votuan, shprehën mbështetjen e tyre për krerët që janë në fuqi dhe jo kandidaturat e reja.

Një ditë pas votimeve, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin i përshkroi rezultatet si një formë dështimi, megjithëse ai shtoi se ishte shumë shpejt për të nxjerrë konkluzione për votimin presidencial të vitit 2022. Një raund i dytë i zgjedhjeve rajonale do të mbahet më 27 qershor. Këto zgjedhje konsiderohen si një test për zgjedhjet presienciale që do të zhvillohen vitin që vjen në Francë, por mesa duket gjërat nuk duken mirë për Macron. 

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota emanuel macron france zgjedhjet ne france emanuel macron france zgjedhjet ne france

Sondazh

Poll