Sport

Peshëngritsja nga Zelanda e Re, atletja e parë transgjinore që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike

21 Qershor 2021, 15:47 Nga DOSJA
Peshëngritsja nga Zelanda e Re, atletja e parë transgjinore që do

ZELANDË E RE-Peshëngritsja e Zelandës së Re Laurel Hubbard do të jetë atletja e parë transgjinore që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Hubbard është 43 vjeç dhe para se të përfundonte rrugën e tij të tranzicionit kishte garuar në kategoritë e meshkujve pa ndonjë sukses të veçantë.

Tani ajo ka kushtet për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, në sajë të udhëzimeve të vendosura në vitin 2015 nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për pjesëmarrjen e atletëve transgjinorë në kategoritë e femrave. Në Tokio, Hubbard do të marrë pjesë në garën e peshëngritjes për femra në kategorinë 87 kile.

Gjatë muajve të fundit kishte pasur shumë debate në lidhje me avantazhin e supozuar biologjik të Hubbard ndaj femrave të tjera që marrin pjesë në garat në të cilat garon.Kreu i Komitetit Olimpik të Zelandës së Re Kereyn Smith tha se qeveria dhe Komiteti Olimpik Kombëtar e njohin që situata e atleteve transgjinore është një “çështje komplekse”, por në të njëjtën kohë shtoi se ekipi i Zelandës së Re “ka një kulturë të fortë të orientuar drejt ‘manaki’ (respektit) dhe përfshirjes “për të gjithë dhe të gjithë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport laurel hubbard peshengritje tokyo 2020 laurel hubbard peshengritje tokyo 2020

Sondazh

Poll