Sport

“Të gjithë janë të lirë në zgjedhjet e tyre”, presidenti i Milanit bën diplomatin për largimet e Donnarummas

21 Qershor 2021, 15:06 Nga DOSJA
“Të gjithë janë të lirë në zgjedhjet e

MILANO-Presidenti i Milanit Paolo Scaroni ka folur për largimet e dy futbollistëve më të mirë si Hakan Calhanoglu dhe Gigio Donnarumma. Mesfushori turk ka bërë zgjidhjen më të guximshme, duke u transferuar te rivalët e Interit, ndërsa portieri italian zgjodhi milionat e PSG.

“Për Calhanoglu ne bëmë një ofertë që na u duk maksimumi i asaj që jemi gati të paguajmë. Ai zhvilloi një kampionat të shkëlqyeshëm dhe gjithmonë u soll në mënyrë korrekte. Të gjithë janë të lirë të bëjnë zgjedhjet që besojnë, pa asnjë akuzë nga ana e Milanit.”Përveç mesfushorit turk, Milan pa një tjetër lojtar të madh si Donnarumma të largohej falas.

“Ne vendosëm një kufi në koston e lojtarëve tanë, përtej kësaj secili është i lirë të bëjë atë që dëshiron. Ne paraqitëm një ofertë, nuk ishte e mjaftueshme – shtoi Scaroni për mikrofonat e ‘Politics in the Ball’. “Pastaj lexova se ai donte të dilte nga zona e rehatisë, duket pozitive për një profesionist si ai. Ai gjithmonë është sjellë në mënyrë perfekte.

Më duket se Milan ka gjetur një zgjidhje të shkëlqyeshme për portierin e tyre, dhe Donnarumma do të vazhdojë karrierë si profesionist në një klub tjetër. Kështu që gjithçka është në rregull “.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport calhanoglu donnarumma milan scaroni calhanoglu donnarumma milan scaroni

Sondazh

Poll