Sport

“Po fituam Europianin do të bëhemi të gjithë biondë”, basti i çmendur i futbollistit anglez, lojtarët e tjerë e apro

21 Qershor 2021, 14:09 Nga DOSJA
“Po fituam Europianin do të bëhemi të gjithë

ANGLI– Përfaqësuesja e Anglisë është kuotuar në këtë kampionat Europian si një nga pretendentët për të fituar këtë turne. ‘Tre Luanët’, kanë zhvilluar dy takime në Grupin D me Kroacinë fituar 1-0 dhe Skocinë përfunduar me barazim 0-0. Të gjithë lojtarët premtojnë në arritjen e një suksesi dhe për ta bërë këtë kanë premtuar një bast të çmendur. Futbollisti Phil Foden, para startit ndryshoi pamjet duke lyer flokët në biond.

“I thashë shokëve që nëse fitojmë do të duhet t’i lyejnë të gjithë flokët si unë, dhe të gjithë ranë dakord”, tha Foden për “talkSPORT”. “Shpresojmë të fitojmë dhe do t’i shihni të gjithë me të njëjtën prerje flokësh, mendoj se Rumania e ka bërë një herë… Do të jetë argëtuese”.

Para nisjes së turneut Foden u bë viral në rrjetet sociale, pasi leu flokët me një ngjyrë të verdhë, thuajse në të bardhë, njësoj si Paul Gascoigne 25 vite më parë, kur Anglia arriti deri në gjysmëfinalet e Euro ’96.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport anglia euro 2020 phil foden anglia euro 2020 phil foden

Sondazh

Poll