Sport

Gjysma e formacionit kilian “kapet në party” me femra në hotel

21 Qershor 2021, 10:50 Nga DOSJA
Gjysma e formacionit kilian “kapet në party” me femra në

BRAZIL – Të paktën gjashtë lojtarë nga ekipi kombëtar kilian që është në Brazil, duke luajtur në Kupën e Amerikës, ftuan gratë në dhomat e “Gran Hotel Odara”.

Pasi u konfirmua akti i indisiplinimit, shtypi kilian pretendon se do të bëhet zyrtare dhe  fakti, që trajneri Martín Lasarte po mendon të japë dorëheqjen dhe të ndëshkojë ata që janë përfshirë, duke i larguar nga skuadra dhe i rikthyer në shtëpi, thonë mediat vendase

Ngjarja fatkeqe shpërtheu disa orë përpara se portieri Claudio Bravo dhe trajneri Martin Lasarte të flasin në një konferencë shtypi. Ende nuk ka diçka zyrtare, por mediat kanë zbuluar se lojtarët e përfshirë në këtë festë janë: Jean Meneses, Guillermo Maripan, Arturo Vidal, Gary Medel, Pablo Galdames, Pablo Aranguiz dhe Eduardo Vargas, lojtarë që janë në formacionin bazë.

Zëra nga brenda skuadrës bëjnë me dije, se po interesohen dhe po verifikohen këto zëra, që në rast se do të konfirmohen, Kili do të tërhiqet nga Kupa e Amerikës.

Ditë më parë, para duelit kundër Bolivisë, Conmebol, denoncoi hyrjen e një berberi në hotel për të prerë flokët e Medel dhe Vidal, në një veprim që u konfirmua, pasi të dy lojtarët ndanë imazhe në mes të seancës, për të cilin ata u gjobitën me 30 mijë dollarë secili.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll