Sport

Shaqiri pas ndeshjes me Turqinë: Nuk e kisha menduar se këmba ime e djathtë do ishte kaq e mirë

21 Qershor 2021, 13:42 Nga DOSJA
Shaqiri pas ndeshjes me Turqinë: Nuk e kisha menduar se këmba ime e

ZVICËR- Futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri, i cili përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës në Euro2020 ka folur në lidhje me ndeshjen me Turqinë. Pas përfundimit të ndeshjes, e cila doli 3 me 1, Shaqiri, autor i dy golave u shpreh se nuk e dinte se këmba e tij e djathë ishte kaq e mirë për të gjuajtur, pasi Shaqiri përdor gjithmonë këmbën e majtë për të shënuar.

“Sot ishte ndryshe me këmbën e djathtë, ndryshe nga ato ditët kur mendoj se këmba ime e majtë është shumë më e mirë (qesh). Nuk e kisha menduar se këmba ime e djathtë do të ishte kaq e mirë. Mendoj se luajtëm të bashkuar dhe ishte jetike sot kundër këtij ekipi. Ne e dinim se nëse do të luanim mirë do të krijonim shumë mundësi shënimi kundër këtij ekipi dhe këtë e bëmë. Ne jemi të lumtur me fitoren sot. Ne kemi mundur të shënonim më shumë gola, sigurisht, por në fund të fundit, më e rëndësishme ishte ta fitonim ndeshjen dhe ne e bëmë këtë”, tha ai.

Turqia fitoi kundër Zvicrës në rezultatin 3 me 1. Golat për Zvicrën i bëri Haris Seferovic dhe dy Xherdan Shaqiri,  ndërsa nga Turqia golin e bëri Irfan Can Kahveci.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport ndeshja turqi-zvicer xherdan shaqiri ndeshja turqi-zvicer xherdan shaqiri

Sondazh

Poll