Sport

“Bën kot si idiot në fushë”, gjesti teknik i Ronaldos ndaj Rudiger tërbon ish-futbollistin gjerman: Nuk arriti a

21 Qershor 2021, 14:37 Nga DOSJA
“Bën kot si idiot në fushë”, gjesti teknik i Ronaldos

GJERMANI-Portugalia e Cristiano Ronaldos pësoi një humbje ndaj Gjermanisë me shifrat 4-2, përballje e vlefshme për Grupin F të kampionatit Europian. Ylli portugez shënoi golin e parë të takimit, por u kritikua në lidhje me një pasim me takë, pasi më parë ia kishte kaluar topin sipër kokës mbrojtësit Rudiger dhe bëri sikur do ta priste me duar.

Didi Hamann, ish-futbollisti i Gjermanisë, ishte një nga kritikët më të fortë të portugezit.”Ai është i mahnitshëm, e dimë që mund ta bëjë diçka të tillë, nuk ka nevojë që ta tregojë. Mendoj se është nënvlerësim ndaj kundërshtarit. E dimë që ai dhe Messi janë më të mirët, nuk duhet të bëjë kot si idiot në fushë”, tha Hamann.

“Nëse pyet lojtarët e Gjermanisë, ata do të të tregojnë se çfarë kanë menduar. Nuk arriti asgjë me atë veprim, maksimumi i dha forcë kundërshtarëve për të përmbysur rezultatin”, shtoi Hamann.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 ronaldo rudiger euro 2020 ronaldo rudiger

Sondazh

Poll