Sport

Ronaldo nuk njeh moshë, vrapon 97 metra me 32 km/h

21 Qershor 2021, 11:12 Nga DOSJA
Ronaldo nuk njeh moshë, vrapon 97 metra me 32 km/h

GJERMANI – Humbja e Portugalisë 4-2 me Gjermninë nuk kishte vetëm gjëra të mira në favor të Panzerave. Goli i parë i Portugalisë, i shënuar nga Ronaldo ka qenë për t’u marrë shembull dhe për t’u përgëzuar ylli portugez i Juventusit për formën e mirë fizike edhe pse në moshë më të mahe se lojtarët e tjerë në fushë

Sa shpejt vrapoi Ronaldo, nga mborjtja e tij deri tek sulmi kundërshtar në atë kundërsulm?

Platforma beIN Sports analizoi golin e parë në pjesën e parë dhe zbuloi se Ronaldo arriti një shpejtësi maksimale prej 32 km/h gjatë vrapimit të tij prej 97 metrave.

Duke marrë parasysh se pesë herë fituesi i Topit të Artë, mbushi plot 36 vjet në muajin shkurt, kjo është një statistikë e jashtëzakonshme.

Sipas platformës britanike ITV Sport, Ronaldo kaloi 92 metrat për 14.2 sekonda, pavarësisht ngadalësimit në të tretën e fundit të fushës.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll