Sport

Portieri kapet në befasi duke pirë cigare para ndeshjes

21 Qershor 2021, 06:42 Nga DOSJA

SPANJE – Portieri i Juventusit dhe i përfaqësueses polake, Wojciech Szczesny është kapur duke pirë cigare vetëm disa orë para se të ndeshej me Spanjën.

Ai mbante një paketë cigare në dorë, ndërsa po dilte nga hoteli përpara se të nisej drejt Sevillës për ndeshjen me Spanjën. Szczesny e ndezi cigaren në sy të gjithë ekipit para autobusit, që po priste të nisej.

Ndërkohë portieri polak është kapur duke pirë cigare edhe në kohën, kur luante në Angli. Siç zbulohet nga “SunSport”, Arsene Wenger e gjobiti portierin 20,000 £ dhe mos të luante një lojë. Nuk dihet nëse këtë herë ndaj tij do të merren masa.

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport

Sondazh

Poll