Bota

EMRAT+FOTOT/ Rrëzimi i avionit në Greqi, konfirmohen 2 viktima 

21 Qershor 2021, 13:09 Nga DOSJA
EMRAT+FOTOT/ Rrëzimi i avionit në Greqi, konfirmohen 2 viktima 

GREQI- Dy viktima janë konfirmuar në Greqi, pas rrëzimit të avionit stërvitor. Protothema shkuan se një nga viktimat është piloti i avionit Dimitris Vassiliou si dhe pasagjeri Costas Kalogerogiannis.

Vassiliou i cili ishte piloti i avionit, është një mësues në Amaliada, si dhe është i martuar dhe me dy fëmijë. Ndërsa pasagjeri i cili humbi jetën ishte edhe 58-vjeçari Costas Kalogerogiannis. Ai ishte një banor i qytetit të Messolonghi dhe ai kishte një dashuri të madhe për aeroplanët dhe madje kishte ndërmend të blinte një avion të tijin.

Aksidenti tragjik ndodhi në Haria Pyrgos paraditën e sotme, kur një aeroplan privat që kishte filluar fluturimin nga aeroporti i Messolonghi me dy pasagjerë u rrëzua në një zonë rezidenciale. Mësohet se shkaku i rrëzimit ishte marrja flakë e motorit të avionit.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni costas kalogerogiannis dimitris vassiliou rrezohet avioni ne greqi costas kalogerogiannis dimitris vassiliou rrezohet avioni ne greqi

Sondazh

Poll