Bota

Mali i Zi dhuron doza vaksinash për Forcën e Sigurisë së Kosovës, Ministri i Mbrojtjes: Bashkëpunimi mes dy vendeve do të

21 Qershor 2021, 12:37 Nga DOSJA
Mali i Zi dhuron doza vaksinash për Forcën e Sigurisë së

KOSOVË- Ministri i Mbrojtes, Armend Mehaj ka pranuar ditën e sotme një donacion vaksinash nga Mali i Zi. Në një postim në Facebook, Mehaj shkruan se vaksinat e dhuruara nga Mali i Zi, janë për Forcat e Sigurisë së Kosovës. Më tej në postimin e tij, Mehaj shkruan se mes dy vende bashkëpunimi do të intesifikohet. 

Postimi i plotë:

Sot pata kënaqësinë të pranoj donacionin e vaksinave anti COVID-19 nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, donacion ky shumë të vlefshëm jo për nga vlera financiare sa i vlefshëm nga vullneti i veçantë i dëshmuar për përkrahje të plotë në kohë krize nga miqtë dhe partnerët tanë malazez. Isha i nderuar që aktin e pranimit ta nënshkruajmë së bashku me ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Mirsad Biboviq. Ky donacion dhe aktivitetet tjera bilaterale janë fryt i bashkëpunimit të ngushtë që kemi realizuar gjatë kësaj periudhe me homologen time malazeze, ministren Injac. Bashkëpunimi bilateral do të intensifikohet edhe më shumë në të ardhmen që si dy vendeve fqinje me kapacitetet tona të kontribuojmë sa më shumë në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal dhe më gjerë.

(I.A/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

rajoni rajoni armend mehaj mali i zi i dhuron vaksina kosoves armend mehaj mali i zi i dhuron vaksina kosoves

Sondazh

Poll