Sport

Tifozët përshëndesin ‘aktin’ e trajnerit Mancini, që aktivizoi portierin Sirigu

21 Qershor 2021, 05:58 Nga DOSJA

ITALI – Roberto Mancini është vlerësuar për një ‘akt klasi’, pas vendimit të tij për të aktivizuar ndaj Uellsit edhe portierin rezervë të Italisë, Salvatore Sirigu. Portieri veteran, 34 vjeçar, u fut në fushën e lojës, në fitoren 1-0 kundër Uellsit të mbetur 10 lojtarë, duke zëvendësuar Gianluigi Donnarumma në minutën e 89-të të ndeshjes.

Vendimi për të aktivizuar edhe Sirigu, u mor nga Mancini, duke pasur parasysh keqardhjen e tij në Kupën e Botës 1990. Legjenda e Sampdorias, asokohe ishte pjesë e skuadrës “Azzure”, por kurrë nuk luajti asnjë minutë në atë turneu, çka është edhe pengu i madh në karrierën e tij.

Në ndeshjen ndaj Uellsit, trajneri Mancini bëri ndryshime në shumicë në skuadrën e tij me vetëm Donnarumma, Jorginho dhe Leonardo Bonucci, që kishin luajtur në dy ndeshjet e para. Gaetano Castrovilli, Francesco Acerbi dhe Giacomo Raspadori, gjithashtu luajtën nga stoli.

Me aktivizimin e Sirigiu, 25 nga 26 lojtarët e grumbulluar nga trajneri Mancini në skuadër, kanë luajtur në “Euro2020”. Vetëm portieri i tretë, Alex Meret, 24 vjeç, ende nuk ka luajtur.

Veprimi i Mancinit për t’i dhënë edhe pak minuta portierit të tij rezervë ka fituar brohoritje nga tifozët, ku shumë prej tyre e quajnë atë një “akt klasi”. Një tifoz e përmblodhi gjithçka kur shkruante: “Mancini është klas i pastër. Nuk është çudi që lojtarët e duan atë.”

B.T (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport gaetano castrovilli gianluigi donnarumma italia leonardo bonucci roberto mancini salvatore sirigu gaetano castrovilli gianluigi donnarumma italia leonardo bonucci roberto mancini salvatore sirigu

Sondazh

Poll