Sport

Pas Holandës, kapiteni Pandev i jep lamtumirën Maqedonisë së Veriut

21 Qershor 2021, 04:29 Nga DOSJA
Pas Holandës, kapiteni Pandev i jep lamtumirën Maqedonisë së

HOLANDE – Kapiteni dhe ikona e Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev, ka vendosur t’i jape lamtumirën kombëtares së vendit të tij. “Ndaj Holandës do të jetë ndeshja e fundit”,- ka deklaruar ai në konferencën për shtyp, para ndeshjes ndaj tulipanëve.

Ditën e sotme, në orën 18:00, në stadiumin “Johan Cruijff Arena” të Amsterdamit, Maqedonia e Veriut do të përballet me Holandën në ndeshjen e tretë në grupin C të “Euro2020”. Kjo do të jetë beteja e fundit për kapitenin Goran Pandev me kombëtaren e tij, të cilën arriti ta ndihmojë për të shkruar historinë.

Sulmuesi 37-vjeçar, që ka luajtur për një kohë të gjatë në Seria A, me përfundimin e ndeshjes ndaj holandezëve, e cila do të jetë e 121-ta për të, do t’i japë lamtumirën kombëtares, për të cilën ka shënuar 37 gola dhe konsiderohet si një nga më të mirët e historisë së Maqedonisë.

“Kjo do të jetë ndeshja ime e fundit për ekipin kombëtar, mendoj se është momenti i duhur për të thënë lamtumirë. Shpresoj që këta djem, kjo gjeneratë, të vazhdojë kualifikimet në Kupën e Botës. Ata sjellin lumturinë për popullin e Maqedonisë së Veriut, sepse ata janë lojtarë cilësorë, që luajnë për ekipe të mira dhe mendoj se meritojnë të kalojnë në Kupën e Botës”,- ka deklaruar kapiteni Pandev.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport goran pandev holandën maqedonia e veriut stadiumin “johan cruijff arena” të amsterdamit goran pandev holandën maqedonia e veriut stadiumin “johan cruijff arena” të amsterdamit

Sondazh

Poll