Sport

11 ndeshje “e virgjër”, Italia e bukur dhe solide fiton ndaj Uellsit dhe barazon rekordin 82-vjeçar

20 Qershor 2021, 17:53 Nga DOSJA
11 ndeshje “e virgjër”, Italia e bukur dhe solide fiton ndaj

ITALI– Italia fiton ndaj Uellsit me shifrat 1-0 në ndeshjen e fundit të Grupit A duke e mbyllur në mënyrën e duhur. Goli i vetëm i takimit u shënua nga Pessina në minutë e 39′ të takimit, ndërkohë që në pjesën e dytë miqtë e panë veten me 10 lojtarë kur Ampadu u ndëshkua me kartonin e kuq pas një ndërhyrje të keqe.

Kjo ishte fitorja e 11 rradhazi për Italinë,ndërsa në vitin 2021, porta saj është ende e pastër dhe për të gjetur ekipin e fundit, të aftë për t’iu shënuar një gol axurrëve, duhet të kthehemi te 14 tetori 2020. Në atë kohë, një ndeshje e vlefshme për xhiron e katërt të Ligës së Kombeve, kundër Hollandës.

Një rezultat i pabesueshëm që përkthehet në 11 fitore radhazi, pa pësuar asnjë gol. Por ka edhe më shumë.Italia barazon rekordin e Vittorio Pozzo në vitet 1935-1939.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 italia euro 2020 italia

Sondazh

Poll