Sport

“Të vërtetën e themi në fushë”, Xhaka mesazh kritikëve pas ndeshjes me Turqinë: Tani duhet të presim

20 Qershor 2021, 20:30 Nga DOSJA
“Të vërtetën e themi në fushë”, Xhaka

ZVICËR– Zvicra arriti një fitore të rëndësishme me Turqinë në ndeshjen e fundit të Grupit A me shifrat 3-1. Granit Xhaka ishte sërish titullar me Zvicrën dhe arriti të shpërblejë besimin e trajnerit, duke qenë nga më të mirët në fushë.Mesfushori i Arsenalit u kritika fillimisht për lyerjen e flokëve pas barazimit zhgënjyes 1:1 me Uellsin.

Pas ndeshjes ai foli për mediet dhe nuk e shprehu gëzimin pas kësaj fitoreje me shifrat 3-1 ndaj Turqisë, që e mban në garë për qëndrimin në Europian. “Pas ndeshjes ndjeva se treguam se çfarë jemi në gjendje të bëjmë. Tani duhet të presim, por kemi ende shumë shpresa.Duhet të jemi të duruar dhe të shohim çfarë ndodh në ndeshjet e tjera. Mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë sot.

Ishte ndeshje e madhe nga ne dhe e meritonim të fitonim ndaj Turqisë”, u shpreh Xhaka. Ndërkohë që në profilin e tij në Facebook ai shpërndau një foto me titullin.“E vërteta është në fushë!”.Për kualifikimin Zvicra duhet të presë sepse duhet mësuar edhe ndeshjet e grupeve të tjera për të mësuar nëse do të jenë mes 4 ekipeve të treta më të mira dhe në fazën me eliminim direkt.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 xhaka zvicer euro 2020 xhaka zvicer

Sondazh

Poll