Sport

Gianinna, vajza e Maradonës, sulmon avokatin: “Ne paguajmë borxhet që i ke lënë babait tim, ti ke privilegjin”…

20 Qershor 2021, 18:57 Nga DOSJA
Gianinna, vajza e Maradonës, sulmon avokatin: “Ne paguajmë

ARGJENTINE – Vazhdojnë sulmet e vajzave të Diego Armando Maradona ndaj avokatit të “Pibe de Oros”, Matias Morla. Këtë herë ishte radha e Gianinnas, e cila në “Twitter” shkroi me ironi për ish-përfaqësuesi ligjor të babait të saj: “Ndërsa na detyrojnë të paguajmë borxhet që i ke lënë babait tim, ti ke privilegjin të jetosh dhe të udhëtosh. Ua, sa me fat je! Mos harro kurrë se gjithçka të kthehet”.

Gianinna e akuzon Morlan, se ka zbrazur arkat e të ndierit Diego. “Ishe punësuar të bëje një gjë, të kujdeseshe për trashëgiminë e tij. Në vend të kësaj, u kujdese vetëm për trashëgiminë tënde. Zbrazët llogaritë e tij dhe nuk paguat asgjë për tre muaj para atij 25 nëntori të mallkuar. Keni menduar se gjërat do të jenë në rregull për ju, por më besoni, nuk është kështu. Koha do ta nxjerrë në shesh të vërtetën.”

Disa muaj më pare, ish-avokati i “Pibe de Oros” nxiti shumë diskutime me intervistat që vetë Morla dha në Argjentinë: “Nëse Maradona do të ringjallej, nuk do të lejonte këto sulme ndaj personit tim. Para se të vdiste, tha se hajdutët ishin vajzat e tij. Vajzat nuk kanë dashur të më shohin që kur u premë kartat e kreditit në vitin 2014. Ato u zemëruan, sepse po e vidhnin më babanë e tyre”.

B.T (Dosja.al)

 

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport akuzon morlan diego armando maradona gianinnas ish-avokati i “pibe de oros” maradona akuzon morlan diego armando maradona gianinnas ish-avokati i “pibe de oros” maradona

Sondazh

Poll