Sport

Italia fluturon e para në Wembley: Ukraina ose Austria kundërshtari për në raundin tjetër

20 Qershor 2021, 20:14 Nga DOSJA
Italia fluturon e para në Wembley: Ukraina ose Austria kundërshtari

ITALI- Me fitoren 1-0 ndaj Uellsit, Italia, ka kaluar në raundin tjetër të Euro 2020 me pikë të plota.Një sukses që e bën Italinë të fluturojë në Londër ku do të luajë në stadiumin Wembley ditën e shtunë ora 21:00 kundër skuadrës që do të renditet në vendin e dytë të Grupit C si Ukraina ose Austria, takim që do të luhet ditën e hënë në Bukuresht.

Kombëtarja e Shevchenkos momentalisht vjen e dyta pas Holandës në klasifikim, megjithëse mban të njëjtin numër pikësh me Austrinë. Por nesër të dyja këto ekipe do të ndeshen me njëra-tjetrën dhe do të përcaktojnë përfundimisht se cila do të shkojë në Londër për të provuar shanset me një prej më të mirëve të këtij kompeticioni, Italinë.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport austria euro 2020 italia ukraina austria euro 2020 italia ukraina

Sondazh

Poll