Sport

Shaqiri nderon Zvicrën në përballjen ndaj Turqisë, por kualifikimi duhet të presë. Sulmuesi hyn në historinë e Zvicrës

20 Qershor 2021, 18:06 Nga DOSJA
Shaqiri nderon Zvicrën në përballjen ndaj Turqisë, por

EUROPË– Zvicra merr një fitore të rëndësishme përballë Turqisë me shifrat 3-1. Seferovic në minutën e 6′ dhe dygolëshi i Shaqirit në 26′ dhe 68′ bëri që helvetët të merrnin një fitore të rëndësishme,por për kualifikimin duhet të presë sepse duhet mësuar edhe ndeshjet e grupeve të tjera për të mësuar nëse do të jenë mes 4 ekipeve të treta më të mira dhe në fazën me eliminim direkt.

29 vjeçari me dy golëshin e realizuar ndaj Turqisë hyn në histori të Zvicrës duke u bërë lojtari I parë që realizon në 4 kompeticione radhazi.Siparin e golave, Shaqiri e hapi në Botërorin e 2014 me një tripletë kundër Hondurasit. Pas dy viteve, Shaqiri i realizoi një supergol me roveshatë Polonisë, në sfidën e 1/16-ve në Kampionatin Europian.

Në Botërorin e vitit 2018, shqiptari realizoi në fitoren historike të Zvicrës kundër Serbisë, ndërsa dhe dy golat e realizuar në sfidën e sotme kundër Turqisë e futin futbollistin e Liverpulit në histori të përfaqësueses helvete.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 shaqiri turqia zvicra euro 2020 shaqiri turqia zvicra

Sondazh

Poll