Sport

Shiriti i kapitenit të Neuer bëhet çështje, UEFA hetim Federatës gjermane dhe portierit, konsiderohet si…

20 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Shiriti i kapitenit të Neuer bëhet çështje, UEFA hetim

GJERMANI-UEFA ka hapur një hetim për Federatën gjermane të Futbollit për shkak të shiritit të kapitenit me ngjyrë ylber nga Manuel Neuer në ndeshjet kundër Francës dhe kundër Portugalisë. Kjo është raportuar nga kanali gjerman Ntv.

Neuer ka sjellë këtë risi në muajin janar në një ndeshje të Bayern Munich, si pjesë e një fushate për të promovuar tolerancën dhe diversitetin, dhe tani ai e promovon sepse është i ashtuquajturi ‘Muaji i Krenarisë’, një muaj i iniciativave të dedikuara për LGBT dhe ai dëshiron të vazhdojë të mbështesë të drejtat sociale, veçanërisht ato që lidhen me botën LGBT.

Sipas UEFA-s, e gjithë kjo mund të interpretohet si një simbol politik, prandaj Federata gjermane e futbollit dhe Neuer rrezikojnë të gjobiten.

E.Ç (Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

sport sport euro 2020 gjermania neuer uefa euro 2020 gjermania neuer uefa

Sondazh

Poll