Aktualitet

E RËNDË/ 20 plumba drejt pronarit të ‘Orange Club’ në Sarandë, biznesmeni Spiro Iljadhi vjen me urgjencë drejt Tiranë

20 Qershor 2021, 05:20 Nga DOSJA
E RËNDË/ 20 plumba drejt pronarit të ‘Orange Club’

SARANDË– Spiro Iljadhi, pronari i “Bar Orange” dhe “Orange Club” është qëlluar me breshëri plumbash, pas një sherri në klubin e tij, dhe autorët kanë zbrazur rreth 20 plumba drejt tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:50, në afërsi të një lokali në lagjen nr.1 në Sarandë, në rrugën “Turizëm-Kanali i Çukos”, brenda lokalit “Orange Club”. Por çfarë ndodhi? Një makinë tip Range Rover është filmuar nga kamerat e sigurisë duke lëvizur dhe dyshohet se është automjeti që iu përket autorëve.

Spiro Iljadhi ishte në klubin e tij, ndërsa policia raporton se ishte “në një lokal”. Dëshmitarët që kanë qenë dje në festën e organizuar në Orange Club, me të ftuar specialë, në kushte pandemie, kur festat janë të ndaluara kanë rrëfyer se të shtënat kanë ndodhur në fund të festës.

Për fat të keq, plumbat kanë lënduar edhe një pushues shqiptaro amerikan, Marin Jani 33 vjeç, i cili kishte zgjedhur të pushonte në Sarandë.

Turisti ka marrë një plumb në fundshpinë dhe për fat të mirë mësohet se është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që gjendja e biznesmenit është e rëndë. Ai ka marrë plagë të shumta në zonën e barkut dhe është sjellë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, ku po merr ndihmën e parë.

Por kush është Spiro Iljadhi?

Biznesmeni 35-vjeçar ka disa vite që punon në Sarandë me “Orange Club”. I mbërritur nga emigracioni në Greqi, Iljadhi u përfshi edhe disa vite më parë në një tjetër çështje të rëndë. Ish-kryeministri Sali Berisha e akuzoi Iljadhin se në lokalin e tij, i ishte prerë veshi një turisti, por ky denoncim u hodh poshtë nga vetë biznesmeni, i cili në një prononcim të asokohe për Dosja.al, deklaroi se publikimi ishte bërë nga konkurrentët në biznes që donin ti prishnin punë. 

(kle.mu;f.g/dosja.a)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet andrea caushaj plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club plagosje me arme ne sarande visi caushi andrea caushaj plagoset spiro iljadhi plagosja ne orange club plagosje me arme ne sarande visi caushi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 19:47

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim...