Aktualitet

Nga Dibra për të prerë dru në Skrapar! Plas keq SHERRI mes qytetarëve: E kam pyllin tim, me kokën tënde nuk vjen dot, kus

19 Qershor 2021, 19:11 Nga DOSJA
Nga Dibra për të prerë dru në Skrapar! Plas keq SHERRI mes

SKRAPAR– Një qytetar nga Dibra ka udhëtuar drejt fshatit Prishtë të Skraparit, për të prerë dru. Kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga banorët, pasi sipas tyre pylli është “prona e tyre” dhe jo e të “huajve” dhe e qytetarëve të qyteteve të tjera.

Me telefon në dorë, qytetari nga Skrapari është përballur me dibranin dhe i ka kërkuar atij llogari se përse ka shkuar që të presë dru atje.

Qytetari nga Skrapari kërkoi me ngulm që të dijë se kush e ka sjellë atë nga Dibra deri aty, por ky i fundit nuk tregon asgjë. Pamjet janë publikuar nga JOQ.

Pjesë nga biseda mes dibranit dhe disa skraparllinjve:

Skraparlliu: Për kë firmë punoni? Halli zgjidhet me atë që kapet ne vend të botës.

Dibrani: Po jo re ku e zgjidha unë nga Dibra dhe erdha këtu në mal?

Skraparlliu: Nga Dibra erdhe këtu në mal? Kush të ka punësuar, të vij unë në Dibër si të duket ty?

Dibrani: Po hajde!

Skraparlliu: Më lejon ti mua të pres dru?

Dibrani: Mund të vish por të sjelli dikush. Me kokën tënde nuk vjen dot.

Skraparlliu: Mirë o vëlla kush të paguan.

Dibrani: Ai burri botës.

Skraparlliu: Kush?

Dibrani: Po ju e dini se kush.

Skraparlliu: Ne nuk e dimë, ne prandaj erdhëm këtu. Të gjetëm ty edhe atë tjetrin.

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet diber sherr mes qytetareve skrapar diber sherr mes qytetareve skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 16:14

Merr flakë një banesë dy-katëshe në Elbasan

ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...