Aktualitet

I dashuri iu kap duke marrë rreze dielli, arrestohet dhe partnerja e Endri Zajës, të riut që përplasi çiftin në Durrës d

19 Qershor 2021, 18:27 Nga DOSJA
I dashuri iu kap duke marrë rreze dielli, arrestohet dhe partnerja e Endri

DURRËS- Një 22-vjeçare me inicialet A.B., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka mbështetur në krimet që ka kryer, të riun e identifikuar si Endri Zaja, i cili u prangos sot teksa merrte rrezi dielli në plazhin e Durrësit. Mësohet se e reja është e dashura e Zajës, dhe akuzohet për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Durrës Në vijim të informacionit të dhënë për arrestimin e shtetasit E. Z., 22 vjeç, ju informojmë se: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisaristin e Policisë Durrës, në vijim të hetimeve të kryera arrestuan në flagrancë shtetasen A.B., 22 vjeçe, banuese në Durrës, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Endri Zaja u prangos ditën e sotme në Durrës, duke bërë plazh. Ai dyshohet se ka vjedhur dy markete në pronësi të dy personave, me iniciale V.M., dhe M.M.. Katër ditë më parë ai, teksa drejtonte mjetin tip “Toyota” përplasi një 74 vjeçare italiane dhe bashkëshortin e saj. Gruaja ‘fluturoi në ajër’ bashkë me të shoqin, ndërsa i riu u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Të moshuarit ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa Zaja do të përballet me drejtësinë.

(i.a;f.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet endri zaja endri zaja

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 16:14

Merr flakë një banesë dy-katëshe në Elbasan

ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...