Aktualitet

Humbin turistët në Skrapar! Kanadezët telefonojnë të alarmuar policinë, mjeti u kishte ngecur në baltë

19 Qershor 2021, 16:32 Nga DOSJA
Humbin turistët në Skrapar! Kanadezët telefonojnë të

SKRAPAR– Dy turistë kanadezë kanë humbur teksa udhëtonin në një nga rrugët e Skraparit. Makina e turistëve kishte ngecur në baltë dhe kanadezët nuk dinin as se ku ndodheshin apo se ku të kërkonin ndihmë.

Të frikësuar, turistët kanë telefonuar policinë dhe kjo e fundit u ka ardhur në ndihmë. Efektivët e komisariatit të Skraparit kanë nxjerrë nga balta mjetin e turistëve dhe i kanë shpqëruar ata deri në rrugën kryesore.

Njoftimi i policisë Skrapar

Policia në ndihmë të turistëve kanadezë. Rreth orës 13:50, në Komisariatin e Policisë Skrapar ka mbërritur një telefonatë nga dy turistë kanadezë, të cilët kërkonin ndihmën e Policisë, pasi për shkak të terrenit të vështirë mjeti i tyre kishte ngelur në baltë në një përrua dhe ata nuk dinin vendin ku kishin ngelur.

Shërbimet e Policisë menjeherë pasi morën njoftimin, nisën kërkimet për turistët dhe pas disa orësh bënë të mundur gjetjen e tyre. Punonjësit e Policisë iu kanë dhënë ndihmë turistëve, duke u nxjerrë mjetin nga vendi ku kishin ngelur dhe më pas i kanë shoqëruar deri në rrugën kryesore. Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet turistet kanadeze ne skrapar turistet kanadeze ne skrapar

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 16:14

Merr flakë një banesë dy-katëshe në Elbasan

ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...