Aktualitet

MISTERI/ Kush ishte zyrtari i lartë i Policisë që u përfshi në aksidentin në autostradë, kush ia fshiu targën dhe inicia

19 Qershor 2021, 17:48 Nga DOSJA

TIRANË-Një aksident, në dukje i zakonshëm ndodhi pasditen e të shtunës në autostradën Vorë-Tiranë, në hyrje të kryeqytetit. Fatmirësisht pa lëndime serioze, por me një etikë të cënuar në raportimin e të dhënave të aksidentit.

Burime i thanë Dosja.al se një nga automjetet e përfshira në përplasje është në pronësi të Drejtorit të Burimeve Njerëzore, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Nikoll Rica. Por për çudi, ndryshe nga zakonisht kur Policia e Shtetit nxiton për të informuar mbi personat e përfshirë, njoftoi që pasoi ngjarjen ishte i mangët.

“Rreth ores 17:10, në autostradën Vorë-Tiranë, tek mbikalimi i Casa Italias, janë përplasur 3 mjete. Si pasojë janë lënduar lehtē drejtuesi i një prej  mjeteve dhe një  pasagjer, pa probleme për jetën. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Shërbimet e Policisë Rrugore vijojnë punën për normalizimin e qarkullimit.”,njofton policia duke mos vendosur as inicialet e personave të përfshirë në aksident.

Duke ruajtur identitetin e Ricës, policia i shkoi deri në fund ruajtjes së shefit, duke fshehur edhe targën e automjetit.

FOTO, Makina me targën e mbuluar:

Por çfarë ndodh zakonisht?

Në dallim nga drejtori i Policisë, të cilit i urojmë shërim të shpejtë, nëse ka qenë vetë në makinë, qytetarët e thjeshtë përballen me një artileri goditje nga policia. Edhe kjo përplasje me motoçikletë është raportuar me korrektësi për personat e përfshirë.

“Rreth orës 18:45 në Farkë automjeti me drejtues E. Ç është përplasur me një motoçikletë me drejtues L. M.,46 vjeç. Si pasojë e përplasjes dhe plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital, drejtuesi i motoçikletës shtetasi L. M.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. Ç është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore. Policia rrugore po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dhe shkakut të aksidentit.”,-njofton zakonisht Policia.

Kjo nuk është hera e parë. Me dhjetra denoncime dalin në media dhe rrjete sociale për anësi trajtimi të çështjeve të qytetarëve të ndryshëm që shkelin ligjin. Disa muaj më parë, nipi i një drejtori policie u përfshi në një aksident të frikshëm, ku rrezikoi jetën e disa kalimtarëve, por ia doli pa i hyrë gjemb në këmbë.

(F.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet aksident tek mbikalimi i kamzes nikoll rica aksident tek mbikalimi i kamzes nikoll rica

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 16:14

Merr flakë një banesë dy-katëshe në Elbasan

ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...