Aktualitet

Hapen varre pa kriter në Lezhë, qytetari denoncon me video: Njerëzit po varrosen në rrugë, po bëhet tregti me të vdekurit

19 Qershor 2021, 17:34 Nga DOSJA
Hapen varre pa kriter në Lezhë, qytetari denoncon me video:

LEZHË– Qytetarët e Lezhës kanë nisur të kërkojnë alternativa të reja për të varrosur të ndjerët e tyre he një prej tyre është hapja e varreve të reja në zona shumë pranë shtëpive, thuajse në rrugë. Në një denoncim me video të publikuar nga JOQ, shihet se në lagjen “Nënë Tereza” të vdekurit po varrosen në rrugë.

Qytetari shkruan në denoncimin e tij se çdo ditë hapen varre pa kriter, duke mos marrë parasysh se pak metra më larg ndodhen shtëpi banuese. Ndër të tjera, qytetari shprehet se gjatë ditës hidhen edhe mina për të “plasur shkëmbinjtë”, duke shtuar se po bëhet “tregti varresh”, ndërsa autoritetet ‘flenë’.

Denoncimi: Prsh JOQ, po ju shkruaj nga Lezha, ndodhemi ne lagjen ‘Nene Tereza’ . Po ju shkruaj nje shqetesim shum te madh te lagjes tone sidomos familjeve te zenes per rreth vendodhjes se varrezave! Ka shume vite qe eshte si problem por sa po vjen dhe po behet me i madh. Sic mund te shihet edhe ne video njerezit po i varrosin ne rruge, po hapin varre cdo dite pa kriter, pa marre parasysh se 10-20 metra me larg jane shtepite banuese!

As nuk ka mure rrethuese mbi te gjitha kane dale ‘pronare privat’ qe shesin copa tokash cdo dite per varre sikur te ishte dicka krejt normale. Sic mund ta shihni po hapen varre te reja direkt ne rruge, mundesit gjate dites hedhin dhe mina per te plasur shkembinjt! Nderkohe bashkia Lezhe dhe autoritetet sduan t’ia dine fare se ne lagjen me te populluar te qytetit njerezit po bejne tregti varresh si tu doje qejfi, dhe po na i sjellin ne dere te shpise si te ishte dicka normale. Flm nqs e postoni!!!!

(F.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet lezhe varret ne lezhe lezhe varret ne lezhe

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 16:14

Merr flakë një banesë dy-katëshe në Elbasan

ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...