Aktualitet

Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

19 Qershor 2021, 19:47 Nga DOSJA
Mbërrijnë 50 mijë vaksina kineze në Shqipëri

TIRANË– 50 mijë vaksina kineze kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në aeroportin e Rinasit. Lajmin e ka bërë me dije veteë kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook, Rama shkruan se në Shqipëri kanë mbërritur 50 mijë doza vaksinash të llojit Coronavac.

“Aeroporti “Nënë Tereza” – 50,000 doza të vaksinës Coronavac sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 1 MILION sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani,”- shkruan Rama në postimin e tij.

Në total në vendin tonë kanë mbërritur 1 milion e 170 doza vaksinash. Qeveria shqiptare ka vënë si synim që në fund të muajit qershor të ketë vaksinuar 1 milion banorë.

(F.m/Dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 19 Qershor 2021, 16:14

Merr flakë një banesë dy-katëshe në Elbasan

ELBASAN– Një banesë dy katëshe është përfshirë nga flakët në Elbasan. Mësohet se ngjarja është regjistruar mesditën e sotme në lagjen e konvikteve në qytetin e ...